LAJME

Artikull

Vazhdon gjendja e jashtëzakonshme në disa vendbanime pas reshjeve të rrëmbyeshme

Vazhdon gjendja e jashtëzakonshme në disa vendbanime pas reshjeve të rrëmbyeshme

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Gjendja e jashtëzakonshme vazhdon të mbetet në fuqi në komunën Batak pas reshjeve të dendura të shiut në fillim të javës, të cilat shkaktuan dëme në shtëpi private dhe rrugë të qytetit, si edhe në fshatin e afërt Nova Mahalla. Administrata vendore dhe shërbimet sociale vazhdojnë të regjistrojnë dëmet dhe të ndihmojnë familjet e prekura.

Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme mbetet gjithashtu në komunën Peshtera, ku po punohet për eliminimin e dëmeve të shkaktuara. Burri 58-vjeçar, i zhdukur në ujërat e fryra të lumit Stara Reka, vazhdon të jetë i pagjetur për të tretën ditë me radhë. Edhe sot në kërkimin e tij do të marrin pjesë policia, vullnetarët dhe një dron i pajisur me kamerë termike.

Në komunën Strumjani, e cila gjithashtu u prek nga përmbytjet, po bëhet vlerësimi i dëmeve në pronat private të prekura. Po pastrohen shtretërit e lumenjve dhe po punohet për riparimin e defektit në ujësjellësin kryesor, si dhe për rikthimin në funksion të linjës hekurudhore në zonë.


Lexoni më shumë në arkivin tonë:


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva