Artikull
Filmi “Nina Roza” me Galin Stoev është kandidatura e Kanadasë për “Oscar”
Madhësia e shkronjave
Filmi “Nina Roza”, ku regjisori dhe aktor bullgar Galin Stojev luan rolin kryesor, u përzgjodh për të përfaqësuar Kanadanë në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar në edicionin e 99-të të çmimeve “Oscar”, që do të zhvillohet në vitin 2027. Lajmi u bë i ditur nga “The Hollywood Reporter” dhe “Screen Daily”. Regjisore dhe skenariste e filmit është Geneviève Dulude-De Celles. Drama, e cila në shkurt fitoi “Ariu i Argjendtë” për skenarin më të mirë në Festivalin e Filmit në Berlin, është një bashkëprodhim mes Kanadasë, Italisë, Belgjikës dhe Bullgarisë.
“U përpoqëm të krijonim një film me nuanca, që lë hapësirë për poezinë dhe reflektimin dhe që flet për pasojat afatgjata të migrimit, trashëgimisë dhe identitetit. Shpresoj që rrugëtimi i filmit, veçanërisht në kontekstin e sotëm, të vazhdojë të pasurojë diskutimet tona për këto çështje delikate”, shprehet Geneviève Dulude-De Celles.
Në qendër të historisë është Mihaili, një emigrant bullgar, i cili pasi kthehet nga Kanadaja në Bullgari, detyrohet të përballet me të kaluarën që kishte dashur ta harronte, rikujton BTA. Rolin e Mihailit e luan Galin Stoev, regjisor, aktor dhe ish-drejtor i Teatrit Kombëtar në Tuluzë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova