Artikull
Nuk pati devijim nga kursi i avionit Il-76 që fluturoi mbi Bullgari
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Avioni rus Il-76 që fluturoi mbi Bullgari në drejtim të Serbisë kishte marrë leje përmes kanaleve diplomatike. Ai ishte në një mision humanitar, pas një kërkese zyrtare nga Serbia, për t’u përfshirë në shuarjen e zjarreve të mëdha në vend. Avioni kaloi 60–70 kilometra në veri të bazës ajrore “Bezmer”. Kjo u bë e ditur gjatë dëgjimit të ministrit të mbrojtjes, Dimitër Stojanov, në Komisionin Parlamentar për Mbrojtjen, ku u diskutuan çështje aktuale, raportoi BTA. Ministri e cilësoi si “zhurmë të panevojshme” pretendimin se avioni devijoi nga kursi dhe fluturoi mbi bazën “Bezmer”. “Nuk pati asnjë devijim nga rruga e përcaktuar e fluturimit të avionit”, deklaroi Stojanov. Sipas tij, nuk ka asnjë të dhënë, as nga shërbimet partnere dhe as nga shërbimet bullgare, që avioni të ketë kryer fluturime zbulimi.
Lexoni më shumë mbi temën:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova