LAJME

Artikull

Avion ushtarak amerikan u ul në Burgas për furnizim me karburant

Avion ushtarak amerikan u ul në Burgas për furnizim me karburant

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Një avion transporti ushtarak amerikan “Boeing” C-17 u ul në orën 12:55 në Aeroportin e Burgasit për furnizim me karburant, raportoi BNR Burgas. Pas përfundimit të procedurës teknike të furnizimit me karburant, avioni u ngrit në orën 14:27, njoftoi aeroporti.

Nga aeroporti nuk bëjnë të ditur se nga kishte mbërritur avioni ushtarak dhe ku u nis më pas, si dhe as se çfarë misioni po kryente.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova