POLITIKË

Artikull

Avionët cisternë amerikanë u larguan nga baza ajrore “Bezmer”

Dimitër Stojanov

Dimitër Stojanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Avionët cisternë amerikanë të vendosur në bazën ajrore “Bezmer” janë larguar nga vendi ynë, njoftoi Ministri i Mbrojtjes, Dimitër Stojanov. Ai nuk sqaroi nëse bëhet fjalë për një largim të përkohshëm apo përfundimtar.

Në fund të korrikut, Kuvendi Popullor lejoi Shtetet e Bashkuara të vendosnin avionët e tyre cisternë pranë Bezmerit, ndërsa Kryeministri Rumen Radev siguroi se ata nuk do të merrnin pjesë në veprime të drejtpërdrejta luftarake kundër Iranit.

„Gjatë këtyre ditëve kemi punuar në një sinkronizim të jashtëzakonshëm me qeverinë e SHBA-së dhe kishim informacion paraprak. Për këtë arsye, të gjitha vendimet tona ishin të argumentuara mirë. Ato u bazuan në informacion të saktë dhe të qartë, e jo në teori konspirative. Gjatë qëndrimit të avionëve në Bezmer, nuk është kryer asnjë fluturim në drejtim të jugut”, deklaroi ministri.

Nga ana e saj, Presidentja Ilijana Jotova komentoi se nuk sheh arsye për të thirrur Këshillin Konsultativ për Sigurinë Kombëtare dhe e cilësoi misionin e avionëve amerikanë si të përfunduar.

Largimi i avionëve vjen vetëm pak ditë pas një publikimi në "Financial Times", ku pretendohej se forcat iraniane po vlerësonin mundësitë për sulme ndaj objekteve amerikane në Evropën Juglindore, përfshirë Bullgarinë, e cila kishte miratuar përdorimin e bazës ajrore “Bezmer” për furnizimin me karburant të avionëve amerikanë.


Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva