POLITIKË

Artikull

Janë marrë masa parandaluese për sigurinë e bazës ajrore ushtarake “Bezmer”

Mërkurë, 19 Gusht 2026, 15:37

Janë marrë masa parandaluese për sigurinë e bazës ajrore ushtarake “Bezmer”

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Janë ndërmarrë masa paraprake për sigurinë e bazës ajrore ushtarake “Bezmer”, ku janë dislokuar avionë ushtarakë amerikanë. Këtë e bëri të ditur Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Ivan Demerxhiev, duke theksuar se gjithçka po realizohet në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes, njoftoi gazetarja Marta Mlladenova.

Sipas ministrit, masat e marra janë përshtatur për një nivel kërcënimi shumë më të lartë se ai që raportohet aktualisht nga shërbimet e sigurisë dhe informacioni i disponueshëm.

“NATO është e gatshme të reagojë ndaj çdo kërcënimi dhe gjithmonë do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur anëtarët e saj”, deklaroi sot një zëdhënës i Aleancës në lidhje me informacionet se Irani po shqyrton mundësinë e sulmeve ndaj objektivave ushtarake amerikane në Evropë.

Më herët, gazeta “Financial Times” raportoi se “forcat iraniane po vlerësojnë mundësitë për goditje ndaj aseteve amerikane në Evropën Juglindore, për shembull në Bullgari, e cila muajin e kaluar miratoi përdorimin e bazës së saj ajrore ‘Bezmer’ për furnizimin me karburant të avionëve amerikanë”, kujton Radio Kombëtare Bullgare (BNR Horizont).


Lexoni më tepër në arkivin tonë

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva