POLITIKË

Artikull

Petrova i tha Araghçit:

Avionët amerikanë në Bezmer nuk e ndryshojnë qasjen tonë ndaj Iranit

Enjte, 30 Korrik 2026, 17:53

Avionët amerikanë në Bezmer nuk e ndryshojnë qasjen tonë ndaj Iranit

FOTO: mfa.bg

Madhësia e shkronjave

Ministrja e Punëve të Jashtme Velisllava Petrova zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e saj iranian, Abbas Araghçi, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë. Petrova theksoi rëndësinë që Bullgaria i kushton marrëdhënieve të mira me Iranin, të bazuara në besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin afatgjatë. Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për të vazhduar dialogun aktiv dypalësh.

Lidhur me vendosjen e avionëve cisternë amerikanë në bazën ajrore Bezmer, Petrova theksoi se është e përjashtuar mundësia që nga territori i Bullgarisë të kryhen çfarëdo veprimesh të drejtpërdrejta ushtarake të lidhura me konfliktin në Lindjen e Mesme. Ajo nënvizoi se vendimi i Kuvendit Popullor është marrë pas një kërkese zyrtare nga pala amerikane, në përputhje me angazhimet e Bullgarisë ndaj Shteteve të Bashkuara, Kushtetutën dhe legjislacionin bullgar, dhe nuk përbën ndryshim në qasjen e vendit tonë ndaj Iranit.


Lexoni më shumë në arkivin e Raidio Bullgarisë:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva