Lajm
Më shumë bullgarë udhëtuan jashtë vendit në korrik
Numri i të huajve që vizituan Bullgarinë gjatë muajit të kaluar u ul me 1,2%
Premte 28 Gusht 2026 11:52
Premte, 28 Gusht 2026, 11:52
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në korrik, jashtë vendit udhëtuan 1 037 700 shtetas bullgarë, 3,1% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025, tregojnë të dhënat paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave.
Udhëtimet për pushime dhe ekskursione u rritën me 4,2%, ndërsa ato për qëllime të tjera me 4%; në të kundërt, udhëtimet për arsye pune u ulën me 2,4%.
Numri i të huajve që vizituan Bullgarinë gjatë të njëjtit muaj u ul me 1,2%, duke arritur në 1 979 700.
Udhëtimet për pushime dhe ekskursione ranë me 2,7%, ndërsa udhëtimet për arsye pune dhe për qëllime të tjera u rritën përkatësisht me 1,7% dhe 0,1%.
Destinacionet më të vizituara nga bullgarët ishin Greqia, Turqia, Rumania, Gjermania, Serbia, Italia, Franca, Maqedonia e Veriut, Austria dhe Spanja.
Të huajt që vizituan Bullgarinë erdhën kryesisht nga Turqia, Rumania, Ukraina, Gjermania, Polonia, Serbia, Greqia, Çekia, Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova