LAJME

Lajm

Kryeministri urdhëron hetim pas ndalimit të një gruaje në Strumjani

Premte, 28 Gusht 2026, 19:49

Kryeministri urdhëron hetim pas ndalimit të një gruaje në Strumjani

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Rumen Radev urdhëroi një kontroll në Ministrinë e Brendshme dhe në Shërbimin Kombëtar të Mbrojtjes (NSO), pas ndalimit të një gruaje gjatë vizitës së tij në Strumjani, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Kontrolli do të shqyrtojë të gjitha rrethanat e ngjarjes, përfshirë edhe nëse ndonjë prej dy institucioneve ka tejkaluar kompetencat e veta. Në njoftim theksohet se incidenti nuk ka ndodhur në prani të kryeministrit.

Radev vizitoi komunën e Strumjanit, në rajonin e Bllagoevgradit, për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut që goditën zonën.

Më herët gjatë ditës, disa media publikuan një video ku shfaqet ndalimi i Gergana Petrovës, një aktiviste lokale. Në video shihet se ajo refuzon të hipë në makinën e policisë dhe thotë se nuk ka bërë asgjë të keqe. Ajo kërkon gjithashtu të lejohet të kthehet te fëmija i saj, raportoi BNR „Horizont“.

Deputeti i partisë „Bullgaria Demokratike“, Ivajllo Mirçev, njoftoi se ka paraqitur një kërkesë zyrtare për sqarime lidhur me rastin. Edhe Shoqata e Gazetarëve Evropianë reagoi, duke thënë se Ministria e Brendshme duhet të japë shpjegime për ndalimin e aktivistes.

Nga Shërbimi Kombëtar i Mbrojtjes (NSO) konfirmuan se punonjësit e tyre i  kërkuan ndihmë policisë për të identifikuar gruan, e cila, sipas tyre, kishte tentuar disa herë të hynte në zonën e sigurisë.

Lexoni më shumë në arkivin tonë:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova