LAJME

Lajm

Niveli i Danubit u rrit me 7 centimetra, por situata mbetet e vështirë

Hënë, 31 Gusht 2026, 12:22

Niveli i Danubit u rrit me 7 centimetra, por situata mbetet e vështirë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gjatë 24 orëve të fundit, niveli i lumit Danub u rrit sërish në të gjithë pjesën bullgare të lumit, njoftoi Agjencia Ekzekutive për Studimin dhe Mirëmbajtjen e Danubit. Rritja më e madhe u regjistrua pranë qytetit Ruse, ku niveli i ujit u rrit me 7 centimetra. Në Svishtov rritja ishte 6 centimetra, ndërsa në Orjahovo, Nikopoll dhe Llom me nga 4 centimetra. Në Novo Sello, Vidin dhe Silistra, niveli u rrit me nga 2 centimetra.

Sipas Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Lundrimit në Ruse, gjatë 24 orëve të fundit nuk pati raste të anijeve që kanë ngecur brenda ose jashtë kanalit të lundrimit. Megjithatë, situata hidrologjike mbetet e vështirë. Në të gjithë segmentin e lumit vazhdojnë të jenë në fuqi kufizimet për thellësinë e lejuar të zhytjes së anijeve.

Pranë Ruses, niveli i Danubit sot është 120 centimetra nën nivelin referencë zero. Sipas parashikimit, gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të rritet edhe me rreth 5 centimetra.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova