LAJME

Lajm

Niveli i Danubit mbetet i pandryshuar, me rritje minimale në 24 orët e fundit

Martë, 25 Gusht 2026, 12:01

Niveli i Danubit mbetet i pandryshuar, me rritje minimale në 24 orët e fundit

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Niveli i Danubit mbetet kryesisht i pandryshuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa në disa pika u shënua një rritje minimale, njofton Agjencia Ekzekutive për Studimin dhe Mirëmbajtjen e Lumit Danub. Në stacionet hidrometrike të qyteteve Ruse, Lom dhe Novo Sello, niveli i ujit bie me 1-2 centimetra. Në Orjahovo, Nikopoll dhe Svishtov niveli mbetet i pandryshuar, ndërsa në Silistra u rrit me 4 centimetra.

Drejtoria e Mbikëqyrjes së Lundrimit njofton se nuk u konstatuan mjete lundruese të bllokuara brenda ose jashtë kanalit të lundrimit. Të gjitha kufizimet për thellësinë e lejuar të mjeteve lundruese mbeten në fuqi përgjatë gjithë segmentit bullgar të lumit. Situata hidrologjike mbetet e ndërlikuar.

Ditën e djeshme, në një pjesë të segmentit bullgar të Danubit u shënua një rritje minimale prej 1-2 centimetrash të nivelit të ujit, kujton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). “Është ende herët të flasim për një rritje të qëndrueshme të nivelit të ujit. Pas mesit të shtatorit pritet që kjo të ndodhë gradualisht dhe të përmirësohen edhe kushtet e lundrimit”, tha për BNR prof. Emill Gaçev nga Instituti për Studimin e Klimës, Atmosferës dhe Ujërave pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Sipas tij, ajo që ndodhi gjatë verës është një sinjal serioz alarmi dhe situata të tilla do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Lexoni më shumë në arkivin tonë:


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova