POLITIKË

Artikull

Tre parti bullgare mbështesin kandidaturën e Andrej Gjurov

Martë, 1 Shtator 2026, 13:49

Tre parti bullgare mbështesin kandidaturën e Andrej Gjurov

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Partitë “Po, Bullgaria”, “Po e vazhdojmë Ndryshimin” dhe “Demokratët për një Bullgari të Fortë” reaguan pozitivisht ndaj shpalljes së kandidaturave të ish-kryeministrit të përkohshëm Andrej Gjurov dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme gjatë qeverisjes së tij, Georgi Kandev, përkatësisht për president dhe nënpresident të Bullgarisë. Tani pritet që organet drejtuese të këtyre partive të votojnë nëse do t’i mbështesin zyrtarisht. Nga “Po, Bullgaria” deklaruan se: “Ky kandidim i përbashkët sjell një orientim të qartë pro-evropian për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe krijon mundësinë për bashkimin e qytetarëve që duan që Bullgaria të zhvillohet si një demokraci moderne evropianë, me institucione të forta, sundim të ligjit dhe mbrojtje të qëndrueshme të interesit kombëtar.”

Kreu i “Po e vazhdojmë Ndryshimin”, Asen Vasilev, e komentoi shkurt kandidaturën: “Andrej Gjurov do të jetë një president i shkëlqyer, një komandant i përgjegjshëm i Forcave të Armatosura dhe një kontrollues i vërtetë i pushtetit.”

Ndërsa kreu i “Demokratëve për një Bullgari të Fortë”, Radan Kanev, shkroi në Facebook: “Jam i bindur se Andrej mund të marrë mbështetjen e shumë bullgarëve, jo vetëm të mbështetësve të partive. Të gjithë ne që duam që Bullgaria të jetë një demokraci e vërtetë, me një ekonomi tregu të ndershme, një shoqëri të drejtë dhe të begatë dhe një pjesë e rëndësishme e një Evrope gjithnjë e më të bashkuar dhe më të fortë. Të gjithë ata që e kuptojmë se përqendrimi i të gjithë pushtetit të shtetit në duart e dy njerëzve nuk sjell as drejtësi, as liri dhe as mirëqenie.”


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova