Artikull
Stilijana Nikollova bëhet ambasadore e turizmit bullgar
Martë 1 Shtator 2026 15:39
Martë, 1 Shtator 2026, 15:39
FOTO: tourism.government.bg
Madhësia e shkronjave
Kampionia botërore e gjimnastikës ritmike, Stilijana Nikollova, pranoi ftesën e Ministrit të Turizmit, Ilin Dimitrov, për t’iu bashkuar fushatës përmes së cilës bullgarë të suksesshëm promovojnë vendin si destinacion turistik para botës.
“Për mua është një nder dhe e pranoj me kënaqësi këtë mision. Ndihem e çlodhur, e mbushur me energji dhe gati për objektivin tim të ardhshëm të madh, Lojërat Olimpike në Los Anxhelos 2028”, tha Nikollova.
Ylli 21-vjeçar u shoqërua nga
presidentja e Federatës Bullgare të Gjimnastikës Ritmike, Iliana Raeva.
FOTO: tourism.government.bg
Stilijana Nikollova ka lindur në kryeqytetin egjiptian, Kajro. Përveç bullgarishtes, ajo flet edhe anglisht, arabisht dhe rusisht. Gjimnastja bullgare do të regjistrojë mesazhe video të destinuara për një audiencë të gjerë ndërkombëtare, në të cilat do të tregojë për bukuritë e atdheut të saj.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva