Lajm
Bullgaria mbetet ndër vendet me papunësinë më të ulët në BE në korrik
Mërkurë 2 Shtator 2026 11:39
Mërkurë, 2 Shtator 2026, 11:39
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Shkalla e papunësisë në Bullgari mbeti ndër më të ulëtat në Bashkimin Evropian në korrik, pavarësisht një rritjeje të lehtë krahasuar me muajin e kaluar, tregojnë të dhënat e Eurostatit.
Papunësia në vend arriti në 3,6%, kundrejt 3,5% në qershor. Kështu, Bullgaria renditet e pesta mes vendeve të BE-së me nivelin më të ulët të papunësisë.
Në bazë vjetore, papunësia në Bullgari ka rënë me 0,2 pikë përqindjeje. Në korrik të vitit të kaluar ajo ishte 3,8%.
Numri i të papunëve ishte 107 mijë persona, ose 1 mijë më shumë se në qershor, por 7 mijë më pak krahasuar me korrikun e vitit 2025.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva