Lajm
Qeveria miratoi derogim për pajisjet e centralit atomik “Belene”
Enjte 3 Shtator 2026 11:21
Enjte, 3 Shtator 2026, 11:21
FOTO: BGNES (arkiv)
Madhësia e shkronjave
Këshilli i Ministrave
miratoi një derogim nga masat kufizuese të vendosura për shkak të veprimeve të
Rusisë që destabilizojnë situatën në Ukrainë, njoftoi shërbimi informativ i
qeverisë.
Derogimi i lejon Kompanisë
Kombëtare të Energjisë Elektrike (NEK) të shpallë një procedurë prokurimi
publik dhe të lidhë kontratë me degën bullgare të “Atomstroyexport” për
mbikëqyrjen teknike të rikonservimit të pajisjeve të furnizuara për njësitë I
dhe II të centralit bërthamor “Belene”. Ky vendim është i nevojshëm, pasi
prodhuesit e pajisjeve i kanë dhënë kësaj shoqërie të drejta ekskluzive për të
kryer mbikëqyrjen teknike të këtyre aktiviteteve.
Në kantierin e centralit
bërthamor po zhvillohen aktualisht punë rikonservimi, me qëllim garantimin e
ruajtjes së gjendjes së pajisjeve në përputhje me kërkesat e prodhuesit.
Kontrata aktuale për
mbikëqyrjen teknike të rikonservimit të pajisjeve me cikël të gjatë prodhimi
është në fuqi deri më 31 dhjetor 2026, ndërsa kontrata e re do të lidhet në
përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik.
Me një derogim të veçantë, centrali bërthamor “Kozlloduj” do të mund të importojë nga Rusia produkte prej hekuri dhe çeliku, vendosi gjithashtu Këshilli i Ministrave.
Lexoni në shumë në arkivin tonë:
Radev propozon ndërtimin e përbashkët të Centralit Atomik "Belene" me Ukrainën
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva