Lajm
Bullgaria mund të luajë një rol në forcimin e sigurisë energjetike të BE-së
Premte 4 Shtator 2026 11:20
Premte, 4 Shtator 2026, 11:20
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
“Për të ndërtuar një Evropë më të qëndrueshme, më konkurruese dhe më të sigurt, kemi nevojë për çmime të përballueshme të energjisë”, deklaroi në Sofje presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, gjatë një prononcimi të përbashkët me kryeministrin Rumen Radev. Ai shtoi se është e nevojshme të përshpejtohen përpjekjet për uljen e kostove të energjisë, përmes forcimit të integrimit të tregjeve dhe të lidhjeve mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. “Kjo do të ndihmojë në forcimin e sigurisë sonë energjetike dhe Bullgaria mund të luajë një rol vendimtar dhe strategjik në këtë drejtim”, theksoi Antonio Kosta. Sipas tij, siguria e Evropës lidhet edhe me zgjerimin e saj. “Ukraina, Moldavia dhe Ballkani Perëndimor i përkasin bashkimit tonë. Secila prej tyre duhet të vazhdojë përpara në bazë të meritave të veta dhe duke zbatuar ndaj secilës parimin e trajtimit të barabartë”, tha ai. Sipas tij, kjo është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që Bashkimi Evropian mund dhe duhet të bëjë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova