Premte 4 Shtator 2026 18:21
Premte, 4 Shtator 2026, 18:21
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria ka nisur numërimin mbrapsht për edicionin e 34-t të Kampionatit Evropian të Volejbollit për meshkuj, EuroVolley 2026, i cili do të zhvillohet nga 9 deri më 26 shtator.
Turneu do të mbledhë 24 ekipe kombëtare, ndërsa vendet organizatore janë Bullgaria, Italia, Finlanda dhe Rumania. Sofja do të presë ndeshjet e Grupit B, ku përveç Bullgarisë bëjnë pjesë edhe Polonia, Ukraina, Portugalia, Izraeli dhe Maqedonia e Veriut, si dhe një pjesë të takimeve të fazës eliminatore.
Sot, në sheshin “Shën Nedelja” në Sofje, u inaugurua një top i madh volejbolli me një orë të integruar, e cila do të numërojë kohën e mbetur deri në fillimin e kampionatit.
Ora u aktivizua nga kryetari i Bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, dhe presidenti i Federatës Bullgare të Volejbollit, Ljubomir Ganev. Në ceremoninë zyrtare morën pjesë gjithashtu kapiteni i kombëtares bullgare Aleks Grozdanov, trajneri Gianlorenzo Blengini dhe ndihmësi i tij Andrej Zhekov.
Ndeshja e parë e EuroVolley 2026 në Sofje do të luhet më 9 shtator në orën 19:00, kur Bullgaria do të përballet me Maqedoninë e Veriut në “Arena Sofia”.
Kombëtarja bullgare hyn në këtë garë si nënkampione e botës për vitin 2025.
Lexoni
më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Bullgaria u rikthye në hartën botërore të volejbollit – pas 55 vitesh është përsëri e argjendtë!
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva