Artikull
Një tjetër vlerësim për “Kopshtari dhe vdekja” të Gospodinovit
Dielë 6 Shtator 2026 10:06
Dielë, 6 Shtator 2026, 10:06
FOTO: Facebook /Georgi Gospodinov
Madhësia e shkronjave
Romani “Kopshtari dhe vdekja” i Georgi Gospodinovit, në përkthimin frëngjisht të Marie Vrinat dhe botuar nga shtëpia botuese “Gallimard”, fitoi çmimin “Jean Monnet” 2026 për Letërsinë Evropiane. Lajmin e bëri të ditur vetë shkrimtari i njohur bullgar në Facebook. Njoftimi zyrtar u publikua edhe në mediat franceze.
Media franceze e letërsisë “Actualitté” vëren se, sipas autorit, ky roman
është “shumë personal”, por në të njëjtën kohë rrëfen historinë e një brezi të
tërë, atë të prindërve të tij, të lindur rreth fundit të Luftës së Dytë
Botërore. Ata kanë përjetuar Luftën e Ftohtë, kanë jetuar pas Perdes së Hekurt
dhe më pas kanë qenë dëshmitarë të rënies së Murit të Berlinit dhe të trazirave
në Evropën bashkëkohore.
Romani i Georgi Gospodinovit "Koshtari dhe vdekja" në gjuhën bullgare
FOTO: Shtëpia botuese "Zhanet 45"
Në këtë vepër, Gospodinovi vë sërish përballë rrëfimet e mëdha historike me kujtimet intime, jetët individuale dhe, në këtë rast, me kopshtet e lëna si trashëgimi.
I themeluar në vitin 1995, Çmimi “Jean Monnet” për Letërsinë Evropiane i jepet çdo vit një autori evropian për një vepër të shkruar në frëngjisht ose të përkthyer në frëngjisht gjatë vitit të mëparshëm.
Georgi Gospodinov është fituesi i International Booker Prize 2023 për romanin "Kohëstrehim", i cili vazhdon të jetë ndër shkrimtarët evropianë më të njohur në skenën letrare botërore.
Vepra të tij mund të lexohen edhe në gjuhën shqipe në përkthim të Milena Selimi dhe Janka Selimi.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov
- Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva