Artikull
Fyelltari Teodosij Spasov dhe Café Balkan me koncert në Qipro
Hënë 7 Shtator 2026 04:02
Hënë, 7 Shtator 2026, 04:02
FOTO: Facebook /Theodosii Spassov
Madhësia e shkronjave
Festivali i Universitetit të Qipros, i cili zhvillohet nga 5 shtatori deri më 11 tetor, prezanton produksione muzikore dhe teatrore nga Qiproja, Greqia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera, raportoi korrespondentja jonë Branisllava Bobanac.
Më 7 shtator, nga ora 20:30, fyelltari bullgar Teodosij Spasov dhe Café Balkan do ta udhëheqin publikun në një udhëtim muzikor nga Mesdheu drejt Ballkanit.
Koncerti "Portrete Muzikore: Nga Mesdheu drejt Ballkanit" bashkon muzikantë me tradita të ndryshme kulturore në një dialog mes tingujve bashkëkohorë dhe melodive tradicionale. Rrëfimet muzikore trajtojnë tema si mërgimi, migrimi dhe zhvendosja, duke kërkuar atë që i bashkon njerëzit përtej kufijve kombëtarë.
Së bashku me Teodosij Spasovin, në skenë do të ngjiten edhe Aleksandros Gagatsis në bateri, Glafkos Kontemeniotis në piano dhe Irineos Koullouras në kontrabas.
Siç theksojnë organizatorët, "çdo vepër është një portret. Çdo portret rrëfen një histori. Çdo histori shndërrohet në një urë mes kulturave."
Mësoni më shumë për Teodosij Spasovin nga arkivi i Radio Bullgarisë:
- Albumi "Përralla Antarktike" ndërthur xhazin, folklorin dhe muzikën klasike
- Teodosij Spasov prezanton “Emocionet ballkanike” në Gjenevë
- Fyelltari
i njohur Teodosij Spasov feston ditëlindjen
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva