SPORT

Artikull

EuroVolley 2026 nis: Bullgaria përballet me Maqedoninë e Veriut

Mërkurë, 9 Shtator 2026, 05:22

EuroVolley 2026 nis: Bullgaria përballet me Maqedoninë e Veriut

FOTO: Bashkia e kryeqytetit

Madhësia e shkronjave

Bullgaria është një nga katër vendet pritëse të Kampionatit të 34-t Evropian të Volejbollit për meshkuj (EuroVolley 2026), i cili zhvillohet nga 9 deri më 26 shtator 2026. Krahas Bullgarisë, mikpritëse janë edhe Italia, Finlanda dhe Rumania. Ndeshjet në Sofje do të zhvillohen nga 9 deri më 22 shtator dhe pritet të ndiqen nga më shumë se 120 mijë spektatorë.Në ndeshjen e parë, sot, më 9 shtator, kombëtarja bullgare do të përballet me Maqedoninë e Veriut. Më 11 shtator do të luajë kundër Portugalisë, më 12 shtator kundër Ukrainës, më 14 shtator kundër Izraelit dhe më 16 shtator kundër Polonisë. Të gjitha ndeshjet e kombëtares bullgare fillojnë në orën 19:00.

Ndeshjet e 1/8 së finales në Sofje do të zhvillohen më 19 dhe 20 shtator, ndërsa çerekfinalet më 22 shtator.

Edhe jashtë sallave sportive, emocionet e EuroVolley do të vazhdojnë deri më 26 shtator. Në disa parqe të Sofjes do të organizohen aktivitete dhe programe të dedikuara për tifozët dhe vizitorët e qytetit. Një prej tyre do të jetë EuroVolley Camp, në parkun pas muzeut „Toka dhe Njerëzit“.

Lexoni më shumë për volejbollistët bullgarë në arkivin tonë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova