POLITIKË

Artikull

Presidentja Jotova shprehu qëndrimin e saj për Ukrainën dhe Maqedoninë e Veriut

Mërkurë, 9 Shtator 2026, 09:20

Presidentja Jotova shprehu qëndrimin e saj për Ukrainën dhe Maqedoninë e Veriut

FOTO: БГНЕС

Madhësia e shkronjave

Gjatë themelimit në Sofje të Komitetit Nismëtar që mbështet kandidaturat e kreut të shtetit Ilijana Jotova dhe të drejtorit të përgjithshëm të BTA-së, Kirill Vëllçev, për presidente dhe nënpresident në zgjedhjet e ardhshme të 25 tetorit, Jotova theksoi se lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe se Bullgaria duhet të jetë nismëtare e një koalicioni për paqen.

“Konflikti na prek drejtpërdrejt: dronët, problemet gjigante ekonomike dhe sociale. Lufta ka hyrë në Detin e Zi. Problemi në Detin e Zi nga rajonal është bërë global. Kjo kërkon iniciativa urgjente dhe këtu na nevojitet një qëndrim i konsoliduar bullgar. Kjo është temë për Këshillin Konsultativ për Sigurinë Kombëtare (KSNS), e jo për atë që shkruhet në një apo tjetër botim evropian. Bullgaria nuk mund të marrë pjesë në një ‘koalicion të të gatshmëve’, i cili po përgatit prani ushtarake në Ukrainë. Nuk do të lejojmë që vendi të përfshihet në këtë konflikt”, transmeton BTA.

“Aleancat ku jemi anëtarë janë zgjedhja jonë strategjike prej kohësh. Në to Bullgaria duhet të marrë pjesë me zërin e saj dhe jo të presë vendimet e të tjerëve, pa u tërhequr e pa u fshehur pas Brukselit. Bullgaria duhet të jetë pjesë e ndryshimit në Bashkimin Evropian”, deklaroi më tej presidentja.

Ajo po ashtu deklaroi se nuk do të pranojë asnjë kompromis lidhur me Maqedoninë e Veriut për sa i përket të drejtave të bullgarëve që jetojnë atje.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva