POLITIKË

Artikull

Jotova dhe Vëllçev hyjnë në garën presidenciale me një komitet nismëtar

Martë, 8 Shtator 2026, 18:32

Jotova dhe Vëllçev hyjnë në garën presidenciale me një komitet nismëtar

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Në Sofje filloi krijimi i komitetit nismëtar që do të mbështesë kandidaturat e Ilijana Jotovës dhe Kirill Vëllçevit për presidente dhe nënpresident në zgjedhjet e 25 tetorit. Jotova është presidentja aktuale e Bullgarisë, ndërsa Vëllçev është drejtor i Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA). Mes anëtarëve të komitetit janë ish-kryetari i Kuvendit Popullor, Vezhdi Rashidov, ish-zëvendëskryeministri Krasimir Karakaçanov dhe kryetarja e Federatës Bullgare të Gjimnastikës Ritmike, Ilijana Raeva. Mbështetjen e tyre për dyshen kanë shprehur edhe figura të njohura publike, mes tyre studiuesi i rajoneve polare, prof. Hristo Pimpirev, arkeologu prof. Nikollaj Ovçarov, këngëtarja e njohur bullgare Lili Ivanova dhe ish-kapiteni i kombëtares bullgare të volejbollit, Vlladimir Nikollov, raportoi Nova TV.

„Ilijana Jotova mund të jetë një presidente shumë e ekuilibruar dhe një bashkuese e shkëlqyer, por kur është e nevojshme, mund të jetë edhe e guximshme dhe e vendosur“, tha Ilijana Raeva, duke shpjeguar mbështetjen e saj.

Ilijana Jotova është presidente e Bullgarisë që nga 23 janari 2026. Ajo mori detyrën pasi Gjykata Kushtetuese i ndërpreu para kohe mandatin e Rumen Radevit si kreu i shtetit, pas dorëheqjes së tij. Deri atëherë, Jotova ishte nënpresidente gjatë dy mandateve të Radevit, që nga viti 2017.

 

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova