POLITIKË

Artikull

Një parti kryesore opozitare nuk do të paraqesë kandidatë të saj për president

Martë, 8 Shtator 2026, 12:47

Një parti kryesore opozitare nuk do të paraqesë kandidatë të saj për president

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

Partia GERB nuk do të paraqesë kandidatë për president dhe zëvendëspresident në zgjedhjet e 25 tetorit. Vendimi është marrë nga Komisioni Ekzekutiv i partisë.

Nga GERB njoftojnë se arsyet e këtij vendimi përkojnë në masë të madhe me qëndrimet e shprehura nga kryetari i partisë, Bojko Borisov. Më herët, më 8 shtator, GERB kishte njoftuar një konferencë për shtyp, por ajo u shty. Më 6 shtator, Borisov shprehu mendimin se paraqitja e një kandidati të GERB-it do ta përçante votën e djathtë proevropiane.

Komisioni Qendror Zgjedhor po pranon dokumentet për regjistrimin e komiteteve nismëtare që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe ato për zëvendëspresident, të planifikuara për 25 tetor 2026. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për regjistrim nga komitetet nismëtare është ora 17:00 e datës 14 shtator, ndërsa afati për regjistrimin e partive politike skadon më 8 shtator.


Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva