LAJME

Artikull

Hristanov dhe Çerkezova vënë theksin te demografia

Hënë, 14 Shtator 2026, 17:10

Hristanov dhe Çerkezova vënë theksin te demografia

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Kandidatët për president dhe zëvendëspresident të Bullgarisë, Ivan Hristanov dhe doc. dr. Stojanka Çerkezova, prezantuan komitetin nismëtar që mbështet kandidaturën e tyre për zgjedhjet e 25 tetorit 2026, si dhe prioritetet kryesore të fushatës së tyre.

Hristanov është ish-ministër i Bujqësisë në qeverinë teknike të Andrej Gjurov, ndërsa Çerkezova është demografe në Akademinë Bullgare të Shkencave. Të dy e konsiderojnë rënien dhe plakjen e popullsisë si prioritetin kryesor të programit të tyre elektoral.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025 në Bullgari kanë lindur 50 241 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 99 479 persona. Këto tregues demografikë janë në qendër të propozimeve të tyre politike.

Një tjetër prioritet për Hristanovin dhe Çerkezovën do të jetë ushtrimi i së drejtës së faljes presidenciale mbi baza të qarta dhe transparente.

Komiteti nismëtar që mbështet çiftin e kandidatëve përfshin muzikantë, figura publike dhe pedagogë. Kryetar i tij është muzikanti i rokut Denis Rizov.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva