Autor
Diljana Traçeva
Enjte 17 Shtator 2026 13:00
Enjte, 17 Shtator 2026, 13:00
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Më 17 shtator, Kisha përkujton shenjtoret martire Sofia, Besa, Shpresa dhe Dashuria. Që nga viti 1992, në këtë datë shënohet edhe Dita e Sofjes, kryeqytetit të Bullgarisë. Qyteti ka frymëzuar shumë artistë që t’i këndojnë bukurisë dhe atmosferës së tij të veçantë.
Ndër këngët kushtuar Sofjes është edhe “Fëmijët e qytetit” nga grupi X-R@Y, i krijuar në vitin 2006 nga Veselin Kirev (vokal), Nikollaj Nikollov (gëdullka) dhe Nikollaj Dimitrov (kitarë dhe vokal). Ata zgjodhën emrin X-R@Y sepse dëshironin që muzika e tyre të depërtonte thellë nën sipërfaqe, ashtu si rrezet X. Dy vjet më vonë grupit iu bashkua edhe Marijan Zhivkov (bateri), duke i dhënë formën e tij të plotë.
FOTO: xray.bg
Kënga “Fëmijët e qytetit” nga viti 2019, ka muzikë dhe tekst nga Nikollaj Dimitrov. Aranzhimi është realizuar nga Veselin Kirev, Nikollaj Dimitrov, Nikollaj Nikollov, Marijan Zhivkov dhe Mirosllav Gajdarski.
Në këtë këngë, muzikantët i bëjnë homazh Sofjes, duke na shëtitur nëpër rrugët e saj dhe duke na rrëfyer për monumentet, vendet e njohura dhe këndet e tyre të preferuara të qytetit.
Lexoni më shumë për kryeqytetin tonë në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Sofja është finaliste në konkursin për Kryeqytetin Evropian të Turizmit - Radio Bullgaria në gjuhën shqipe
- Sofja është ndër qytetet evropiane më të favorshme për turizëm fundjave
- Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
- Sofja renditet në vendin e dytë në një klasifikim për pushime të shkurtra
- Rrugët historike të Sofjes
- Sofja thyen rekordet në turizëm – çfarë i tërheq të huajt në kryeqytetin tonë?
- “Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe Londrës
- Sofja në vitet '70 në fotografi unike arkivore
- Sofja është ndër kryeqytetet më të preferuara në Evropë për turizmin e fundjavës
- Fotografi Ivan Shishiev: Koha është detaji më i vështirë për t'u paraqitur në një fotografi
- Harallampi Taçev – artisti që e bëri Sofjen një kryeqytet të bukur
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva