LAJME

Lajm

Kryeministri: Forumi i ardhshëm i BE-së, shenjë besimi për Bullgarinë

Enjte, 17 Shtator 2026, 12:24

Kryeministri: Forumi i ardhshëm i BE-së, shenjë besimi për Bullgarinë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Samiti për ndërlidhjen, që do të organizohet nga Bullgaria, është një shprehje besimi ndaj qeverisë, deklaroi kryeministri Rumen Radev në fillim të mbledhjes së qeverisë.

Një ditë më parë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shpalli nismën për ndërlidhjen ndërkontinentale dhe përcaktoi Bullgarinë si vendin pritës të Samitit të ardhshëm, me të cilin do të nisë zbatimi i kësaj nisme, tha Radev.

Ai theksoi se, megjithëse disa qarqe të brendshme përpiqen të krijojnë përshtypjen se politika e jashtme e qeverisë do ta lërë Bullgarinë në periferinë e Evropës, vendi nuk është në izolim. Përkundrazi, ai ndodhet në qendër të dialogut politik, jo si vëzhgues, por si një shtet që gjeneron vendime me vlerë strategjike, nënvizoi kryeministri.

“Bullgaria është porta e Evropës për ndërlidhjen dhe besoj se do ta përballojë me sukses organizimin e samitit”, deklaroi në Strasburg komisionerja evropiane për zgjerimin, Marta Kos, cituar nga BTA.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva