LAJME

Lajm

Për dy ditë, Ruse do të mbajë aromë çokollate për festën e tortës "Garash"

Shtunë, 19 Shtator 2026, 05:00

Për dy ditë, Ruse do të mbajë aromë çokollate për festën e tortës "Garash"

FOTO: obshtinaruse.bg

Madhësia e shkronjave

Edicioni i pestë i festës së simbolit të ëmbël të qytetit të Ruses, tortës "Garash", do të mbahet më 19 dhe 20 shtator në qytetin buzë Danubit. Programi do të sjellë në një vend sfida kulinare, aktivitete për fëmijë, muzikë, art dhe mundësi për të eksploruar historinë e qytetit, njoftoi Bashkia e Ruses. 

Festa fillon të shtunën në orën 10:00 përpara godinës së bashkisë. Në të njëjtën kohë nis edhe konkursi për tortën më të mirë "Garash", ku këtë vit pjesëmarrësit do të garojnë në kategoritë: tortë tradicionale, jotradicionale dhe shtëpie. Në kuadër të konkursit do të ketë edhe demonstrime pastiçerie dhe, si zakonisht, publiku do të ketë mundësinë të shijojë tortat. 

Në hapësirën përpara Operës, nga ora 10:00 deri në 16:00 gjatë të dy ditëve, do të zhvillohet një masterklas për fëmijë në artin e pastiçerisë me shefin e kuzhinës Ivan Aleksandrov.

Më 19 shtator, në orën 20:00, përpara Bashkisë do të mbahet një koncert i grupit Queen Sensation, ndërsa nga ora 22:00 do të zhvillohet një shfaqje me lazer nga Andy Faulkner.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva