Premte 18 Shtator 2026 16:34
Premte, 18 Shtator 2026, 16:34
Borisllav Sandov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Prokuroria e Qytetit të Sofjes ka ngritur akuza ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Borisllav Sandov, për dhënien e funksioneve të kontrollit një organizate joqeveritare në territore të mbrojtura në zonën e strehës malore Petrohan.
Në njoftimin e prokurorisë emri i Sandovit nuk përmendet, por theksohet se veprat penale në detyrë, për të cilat ai akuzohet, janë kryer më 8 shkurt 2022, kur i akuzuari mbante postin e ministrit të mjedisit dhe ujërave.
Organizata joqeveritare në fjalë u bë objekt i vëmendjes publike në shkurt 2026. Atëherë, pranë strehës së djegur u gjetën të vdekur tre persona, ndërsa më vonë edhe tre të tjerë, përfshirë një djalë 15-vjeçar, në një kamper pranë majës Okollçica. Pesë nga viktimat ishin anëtarë të kësaj shoqate.
Rastet e vdekjeve po hetohen veçmas dhe Borisllav Sandov nuk ka lidhje me këtë çështje.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva