Mickoski sugjeron pjesëmarrjen e BE-së në dialogun e RSM-së me Bullgarinë

Hënë, 21 Shtator 2026, 16:33

Hristijan Mickoski

Hristijan Mickoski

FOTO: AP/BTA

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA gjatë fundjavës se Shkupi është gati të diskutojë me Bullgarinë një plan për të mbrojtur të drejtat e pakicave dhe komuniteteve në RSM, por këmbëngul që një përfaqësues i BE-së të marrë pjesë në dialog, raportoi BTA. Në intervistë, ai tha se një proces i tillë kërkon besim dhe dëshirë për dialog nga të dyja palët.

Plani është pjesë e kushteve në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe duhet të përmbajë masa kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes. Komisioni Evropian gjithashtu thekson një kusht tjetër të paplotësuar - ndryshimet kushtetuese që do të përfshinin bullgarët midis komuniteteve të listuara. Kjo do të hapte rrugën për anëtarësimin e RSM-së në BE.

“Jemi të gatshëm të diskutojmë koordinimin e Planit të Veprimit për pakicat (dhe komunitetet në Maqedoninë e Veriut), sigurisht me pjesëmarrjen e bashkësisë ndërkombëtare, sepse nëse po zhvillojmë një dialog vetëm me fqinjin tonë lindor, kjo konfirmon pikërisht atë që kemi thënë, se kjo është një çështje dypalëshe. Kam frikë se një dialog i tillë do të jetë midis vendeve që mund të mos e dëgjojnë vërtet njëra-tjetrën. Prandaj, besoj se është e nevojshme që një palë e tretë të jetë e pranishme në tryezë, ndoshta një përfaqësues i Bashkimit Evropian”, shpjegoi Mickoski.

Lexoni më shumë mbi temën:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova