Lajm
Georgi Gospodinov ishte i ftuar nderi në festivalin SINTRAK në Tiranë
Hënë 21 Shtator 2026 18:57
Hënë, 21 Shtator 2026, 18:57
Georgi Gospodinov
FOTO: Facebook /Georgi Gospodinov
Madhësia e shkronjave
Shkrimtari bullgar Georgi Gospodinov ishte i ftuar nderi në edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë dhe Koreografisë Bashkëkohore SINTRAK, që u zhvillua në Tiranë. Forumi u mbajt nga 17 deri më 19 shtator dhe mblodhi shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe artistë nga vende të ndryshme. Një nga momentet më të veçanta të festivalit ishte leximi i parë publik në shqip i poezive të Georgi Gospodinovit, të përkthyera nga Janka Selimi.
Gospodinov mori pjesë në një bisedë me përkthyesen Milena Selimi, e cila përktheu në shqip romanet e tij „Fizika e trishtimit“, „Kohëstrehimi“ dhe „Kopshtari dhe vdekja“. Për përkthimin e romanit „Kohëstrehimi“, ajo u nderua me çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e Librit në Tiranë në vitin 2024.
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov
FOTO: Facebook /Georgi Gospodinov
Nëna e Milena Selimit, Janka Selimi, ka përkthyer në shqip një tjetër vepër të shkrimtarit të njohur bullgar, „Roman natyral“.
„Tirana, ku nuk kisha qenë deri më sot. Edicioni i parë i një festivali për letërsinë dhe koreografinë, i organizuar nga përkthyesja e njohur nga bullgarishtja, Milena Selimi, me moton „Kohëstrehimi“, shkroi Gospodinov në Facebook. Ai e përshkroi Tiranën si një qytet „shumë të gjallë, me të rinj të jashtëzakonshëm“ dhe falënderoi organizatorët për takimin.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov
- Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova