Përkujtojmë 118 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Bullgarisë

Martë, 22 Shtator 2026, 09:21

Kisha “Dyzet Dëshmorët” - Veliko Tërnovo

Kisha “Dyzet Dëshmorët” - Veliko Tërnovo

FOTO: Ministria e Turizmit

Madhësia e shkronjave

Bullgaria shënon sot një nga datat më të rëndësishme të historisë së saj moderne – 118-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Më 22 shtator 1908, vendi i dha fund varësisë vasale nga Perandoria Osmane, e vendosur tri dekada më herët me Traktatin e Berlinit, dhe u rikthye në hartën e shteteve sovrane evropiane.

Ngjarja historike u zhvillua në qytetin e lashtë të Veliko Tërnovos, ku në Kishën “Dyzet Dëshmorët”, princi Ferdinand I lexoi Manifestin e hartuar nga kryeministri Aleksandër Malinov. Me këtë akt, sovrani mori titullin “mbret”, ndërsa Bullgaria u bë subjekt i barabartë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kjo krijoi kushtet për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit dhe për përpjekjet drejt bashkimit kombëtar.

Sipas traditës, Veliko Tërnovo është qendra e festimeve kombëtare. Programi shtrihet gjatë gjithë ditës dhe tërheq mijëra bullgarë.

Edhe në kryeqytetin Sofje dhe në qytetet e tjera të vendit, festa shënohet me ceremoni solemne, vendosje kurorash me lule pranë monumenteve kombëtare dhe koncerte festive, raporton agjencia BGNES.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë: 


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova