Bullgaria me rritjen më të madhe vjetore të çmimeve të karburanteve në BE

Martë, 22 Shtator 2026, 17:01

Bullgaria me rritjen më të madhe vjetore të çmimeve të karburanteve në BE

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Bullgaria është vendi i Bashkimit Evropian ku çmimet e karburanteve dhe lubrifikantëve për automjetet private u rritën më shumë gjatë muajit gusht, tregojnë të dhënat e Eurostat. Ndërsa në Bullgari rritja e çmimeve arriti në 34,5%, në vendet e tjera të BE-së rritja mesatare ishte 23,8% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Në gusht, çmimet e karburanteve dhe lubrifikantëve në Bullgari shënuan rritjen më të madhe që nga fillimi i konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit. Rritja tejkaloi edhe nivelin më të lartë të mëparshëm prej 33,9%, i regjistruar në muajin maj.

Bullgaria regjistroi gjithashtu rritjen e dytë më të madhe mujore të çmimit të naftës. Nga korriku në gusht, nafta u shtrenjtua me 13,5%, ndërsa mesatarja në vendet e tjera të BE-së ishte 8,3%. Rritje më e lartë u regjistrua vetëm në Çeki, me 14,3%.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova