Lajm
“Perseidët” – një këngë për dashurinë që lë gjurmë të ndritshme
Enjte 24 Shtator 2026 13:27
Enjte, 24 Shtator 2026, 13:27
FOTO: YouTube/Robi
Madhësia e shkronjave
Një tjetër kapitull i bashkëpunimit artistik mes dy prej emrave më të spikatur të muzikës pop bullgare të ditëve të sotme, Robi dhe dyshes “Molec”, vjen me këngën “Perseidët”. E përfshirë në albumin e fundit të Robit, “Gjurmë”, kënga rrëfen një dashuri në të cilën e bukura dhe e dhimbshmja ecin krah për krah. Titulli i referohet shiut meteorik të Perseidëve, i cili çdo verë shfaqet në qiell dhe, në kulmin e tij rreth 12–13 gushtit, lë pas gjurmë të shndritshme e të shkurtra.
Videoklipi, me regji të Kris Zaharievit, e pasuron këtë histori edhe në planin pamor, duke i çuar Robi dhe “Molec” në një botë fantastiko-kozmike, të frymëzuar nga poetika e “Princit të Vogël”. Videoja u xhirua tërësisht në ekran të gjelbër, ndërsa efektet dhe hapësirat vizuale u realizuan nga artistja VFX Nija Batanova, pa përdorur inteligjencë artificiale.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Versioni i ri i “Arratisjes” nga “Molec” i jep start fushatës bamirëse
- “Atje, ku” dhe dëshira jonë e përhershme për të qenë diku tjetër
- "Era"
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova