Lajm
Temperaturat e natës në vendin tonë janë rritur ndjeshëm gjatë 20 viteve
Shtunë 26 Shtator 2026 08:00
Shtunë, 26 Shtator 2026, 08:00
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Një studim i lidhur me ndryshimet klimatike, i kryer nga instituti “Big Data në dobi të një shoqërie inteligjente” (GATE) pranë Universitetit të Sofjes, ka tërhequr vëmendjen e publikut në vendin tonë. Duke studiuar amplitudat e temperaturave në 8 qytete bullgare gjatë dy dekadave të fundit, shkencëtarët kanë konstatuar se gjatë kësaj periudhe temperatura në orët e mbrëmjes është rritur me 9,5 gradë.
Në tre vendet e para për sa i përket ngrohjes janë Pleveni, Sofja dhe Bllagoevgradi. Ndryshimi më i vogël i temperaturës gjatë dy dekadave të fundit është regjistruar në Sliven, Varna dhe Burgas.
Sipas shkencëtarëve të GATE, kalimi nga një klimë e moderuar drejt një klime tropikale në Bullgari ka filluar në mënyrë të pakthyeshme dhe katër faktorët që shkaktojnë stres termik te njerëzit – temperatura, lagështia, era dhe rrezatimi diellor – kanë arritur nivele ekstreme gjatë viteve të fundit.
FOTO: BGNES
Për shkak të zgjatjes së periudhës së ngrohjes, po ndryshojnë edhe sëmundjet dhe imuniteti i njerëzve; për shembull, infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes janë bërë më të shpeshta dhe ka një ngarkesë më të madhe psikologjike.
Çështja e përballimit të vapës tashmë është ngritur në disa bashki. Në kryeqytetin Sofje po përgatitet një strategji për përballimin e stresit termik, që përfshin shtimin e hapësirave të gjelbra, sipërfaqe me ngjyra të çelëta dhe krijimin e strehimeve termike. Shoqata e Bashkive të Bullgarisë Jugperëndimore ka bërë hartëzimin e ishujve të nxehtësisë në bashkinë e Bllagoevgradit dhe aktualisht po harton një plan veprimi për valët e të nxehtit, i cili do të përdoret edhe nga bashki të tjera.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski