Nga Varshava:

Radev bën thirrje për dialog për paqe, Tusk për mbështetje të Ukrainës

Enjte, 24 Shtator 2026, 17:09

Radev bën thirrje për dialog për paqe, Tusk për mbështetje të Ukrainës

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Lufta në Ukrainë dhe siguria në rajon ishin ndër temat kryesore të takimit mes kryeministrave Rumen Radev dhe Donald Tusk në Varshavë. Radev theksoi nevojën për të ruajtur kanalet e komunikimit dhe për të shfrytëzuar çdo mundësi për dialog që mund të çojë në përfundimin e luftës. “Ne nuk kemi interes që kjo luftë të vazhdojë më tej”, deklaroi kryeministri bullgar, cituar nga zyra e shtypit e qeverisë.

Radev bën thirrje për dialog për paqe, Tusk për mbështetje të Ukrainës

FOTO: government.bg

Nga ana e tij, Tusk i bëri thirrje Evropës të vazhdojë mbështetjen e saj të qëndrueshme për Ukrainën. Sipas tij, lufta duhet të marrë fund, por jo me fitoren e agresorit. Kryeministri polak theksoi gjithashtu rreziqet që vijnë nga sulmet ruse pranë kufirit të Polonisë, njofton BTA.

Radev bën thirrje për dialog për paqe, Tusk për mbështetje të Ukrainës

FOTO: EPA/BGNES

Në përfundim të takimit, Tusk përshëndeti vendimin që 14 shkurti të shpallet Ditë e Miqësisë dhe Bashkëpunimit Bullgaro-Polak dhe bëri të ditur se pritet një vendim i ngjashëm edhe nga Sejmi polak.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva