LAJME

Lajm

Ndryshimet tatimore për vitin 2027 shkaktuan reagime të ashpra në Parlament

Enjte, 24 Shtator 2026, 17:46

Ndryshimet tatimore për vitin 2027 shkaktuan reagime të ashpra në Parlament

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ndryshimet tatimore të planifikuara nga qeveria për vitin 2027 shkaktuan kritika në Parlament, njofton korrespondentja jonë Marina Cekova.

Koalicioni GERB-SDS e cilësoi taksën e propozuar prej 33% mbi fitimet e tepërta të bankave, kompanive të kredive të shpejta, shoqërive të sigurimeve, operatorëve të telekomunikacionit dhe zinxhirëve tregtarë si një goditje ndaj biznesit dhe një sinjal negativ për investitorët. Ish-ministrja e financave, Temenuzhka Petkova, deklaroi se me këtë masë ndëshkohen kompanitë që zhvillohen me sukses.

Debate shkaktoi edhe akciza e planifikuar për automjetet me fuqi mbi 250 kW, ose rreth 340 kuaj fuqi, e cila do të përfshijë edhe automjetet elektrike. Jordan Ivanov nga “Bullgaria Demokratike” kërkoi që makinat elektrike të përjashtohen nga kjo taksë, duke argumentuar se shteti duhet të inkurajojë transportin më miqësor ndaj mjedisit.

Edhe Asen Vasilev nga “Po e Vazhdojmë Ndryshimin” mbështeti përjashtimin e automjeteve elektrike dhe paralajmëroi se masa mund të anashkalohet nëse automjetet e fuqishme regjistrohen në një shtet tjetër.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva