Sofja i kërkon Shkupit të përmbushë kushtet e vendosura nga BE-ja për negociatat

Premte, 25 Shtator 2026, 13:58

Sofja i kërkon Shkupit të përmbushë kushtet e vendosura nga BE-ja për negociatat

FOTO: Ministria e Punëve të Jashtme

Madhësia e shkronjave

Bullgaria pret që Maqedonia e Veriut të përmbushë angazhimet e marra dhe të nisë ndryshimet e nevojshme për të vazhduar përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Kjo thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, raportojnë BGNES dhe BTA.

Deklarata e ministrisë erdhi pasi ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, tha se Shkupi kërkon që BE-ja të marrë pjesë në bisedimet e ardhshme me Bullgarinë. Sipas tij, kjo mund të bëhet përmes vendeve të veçanta anëtare ose përmes institucioneve evropiane.

Ministria e Jashtme bullgare thekson se, me këto deklarata, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut po përpiqet sërish të krijojë përshtypjen se bllokimi i procesit të integrimit evropian të vendit është pasojë e një mosmarrëveshjeje dypalëshe, ndërkaq vetë qeveria në Shkup refuzon të përmbushë kushtet e vendosura nga BE-ja për nisjen e negociatave.

Lexoni më shumë mbi temën në arkivin e Radio Bullgarisë:



Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova