Taksa mbi fitimet e jashtëzakonshme të kompanive do të aplikohet vetëm një herë

Premte, 25 Shtator 2026, 14:29

Ljudmilla Petkova

Ljudmilla Petkova

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Taksa e propozuar mbi fitimet e jashtëzakonshme synon sektorët që nuk i riinvestojnë fitimet në ekonominë bullgare, por i shpërndajnë ato si dividentë për aksionarët dhe kompanitë mëmë të huaja. Këtë e deklaroi zëvendësministrja e financave, Ljudmilla Petkova, në forumin e zhvilluar në Sofje me temë „Ndërtimi së bashku i qëndrueshmërisë: anëtarësimi i Bullgarisë në Mekanizmin Evropian të Stabilitetit“. Ajo sqaroi se kjo masë do të zbatohet vetëm një herë, për vitin 2027, raporton BTA. Sipas analizës së Ministrisë së Financave, sektorët që parashikohet t’i nënshtrohen kësaj takse gjenerojnë më shumë se 60% të fitimeve të jashtëzakonshme në të gjithë sektorët e ekonomisë. Në disa prej tyre, rritja e fitimeve gjatë gjashtë viteve ka kaluar 588%, tha Petkova. Ajo e cilësoi taksimin e fitimeve të jashtëzakonshme si shprehje të një qasjeje të përbashkët evropiane për solidaritetin ekonomik.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova