Lajm
Patriku Daniill kryeson delegacionin e Kishës Bullgare në Tokën e Shenjtë
Hënë 28 Shtator 2026 13:36
Hënë, 28 Shtator 2026, 13:36
FOTO: Patrikana Bullgare
Madhësia e shkronjave
Në Kishën e Varrit të Shenjtë, Patriku i Jerusalemit Teofil III dhe Patriku bullgar Daniill shërbyen së bashku liturgjinë e shenjtë me rastin e festës së Lartësimit të Kryqit të Shenjtë, më 27 shtator sipas kalendarit Julian. Lajmi u bë i ditur nga Kisha Ortodokse Bullgare. Patriku i Jerusalemit Teofil i dorëzoi Patrikut bullgar Daniill dekoratën më të lartë të Patrikanës së lashtë të Jerusalemit, Urdhrin e “Kryqit të Varrit të Shenjtë”, thuhet në njoftimin e Kishës.
“Që nga koha e Perandorisë Osmane, midis shekujve XVI dhe XVIII, murgj bullgarë jetuan dhe vepruan në manastiret e Varrit të Shenjtë... Ndërsa nga fundi i shekullit XVI, në një prej kishave të Jerusalemit, bullgarët kishin kapelën e tyre, ku shërbesat e shenjta kryheshin në gjuhën sllavishte kishtare”, kujtoi Patriku Daniill. Kreu i Kishës Ortodokse Bullgare theksoi gjithashtu se në Sofje nuk do ta harrojnë ndihmën dhe mbështetjen që Patrikana e Jerusalemit dhe Patriku i atëhershëm i Jerusalemit, Diodori, i dhanë Patrikanës Bullgare për kapërcimin e përçarjes kishtare në vitin 1998.
Para se të mbërrinte në Jerusalem, Patriku Daniill dhe delegacioni i Kishës Ortodokse Bullgare ( u pritën në qytetin e Betlehemit me muzikë dhe këngë kishtare, njoftoi Sinodi i Shenjtë.
Lexoni më shumë mbi temën në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova
- #shërbesë
- #delegacion
- #murg
- #Liturgjia e Shenjtë
- #liturgji
- #Jerusalem
- #shërbesë kishtare
- #Kisha Ortodokse Bullgare – Patrikana Bullgare
- #Kisha Ortodokse Bullgare
- #Patrikana Bullgare
- #Toka e Shenjtë
- #Patriku bullgar Daniill
- #Kisha e Varrit të Shenjtë
- #Varri i Shenjtë
- #Patriku i Jerusalemit Teofil III
- #Patrikana e lashtë e Jerusalemit
- #Urdhri i “Kryqit të Varrit të Shenjtë”
- #manastiret e Varrit të Shenjtë
- #murg bullgar
- #dekorata më e lartë e Patrikanës së lashtë të Jerusalemit, Urdhri i “Kryqit të Varrit të Shenjtë”