Lajm
Teknologjitë e reja e bëjnë hapësirën tashmë të arritshme për të gjitha vendet
Enjte 1 Tetor 2026 08:56
Enjte, 1 Tetor 2026, 08:56
FOTO: Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Bullgaria jo vetëm që ka një histori të gjatë në kërkimet, shkencën dhe teknologjitë hapësinore, por ka edhe vendin e saj të merituar në përpjekjet e përbashkëta të sotme për zhvillimin e kapaciteteve evropiane në fushën e hapësirës. Këtë e deklaroi Kryeministri Rumen Radev në Samitin e Mbrojtjes dhe Hapësirës të “Euronews” në Bruksel, cituar nga Shërbimi Informativ i Qeverisë.
Kryeministri vuri në pah traditat e forta të vendit në këtë fushë, si edhe arritjet e reja, shembull i shkëlqyer i të cilave është kompania bullgare “EnduroSat”.
“Unë aspak nuk jam avokat i Presidentit rus Vlladimir Putin dhe i Ministrit të Jashtëm rus Sergej Llavrov. Kur Putini ndihet i fortë, ai nuk flet për armët bërthamore, por kur Rusia ndihet e dobët, fillon sërish të flitet për armët atomike. Thjesht po kujtoj se duhet ta kemi këtë parasysh. Nuk mund të mbyllim sytë para faktit se Rusia disponon fuqi bërthamore në Evropë dhe kjo hyn në llogari. Askush nuk e merr këtë parasysh”, tha Radev në një intervistë për “Euronews”.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva