SPORT

Lajm

Një brazilian është kandidati kryesor për drejtimin e kombëtares së futbollit

Premte, 2 Tetor 2026, 12:19

Një brazilian është kandidati kryesor për drejtimin e kombëtares së futbollit

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Selta, Barcelonës dhe Mançester Cityt, Silvinjo, është kandidati kryesor për postin e trajnerit të përhershëm të kombëtares së futbollit të Bullgarisë, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).

Deri në verën e këtij viti, Silvinjo drejtoi kombëtaren e Shqipërisë dhe e çoi ekipin kuqezi në një arritje historike: pjesëmarrjen e parë në Kampionatin Evropian, Euro 2024. Ai ka drejtuar gjithashtu Lionin dhe klubin e vendlindjes së tij, Korintians, përpara se të merrte drejtimin e Shqipërisë në vitin 2023.

Braziliani, emri i plotë i të cilit është Silvio Mendesh Kampos Zhunior, jeton në Itali. Nëse ai merr drejtimin e kombëtares bullgare, pritet të ketë si ndihmës ish-mbrojtësin spanjoll të Mançester Cityt dhe Uest Hamit, Pablo Zabaleta.

Kombëtarja bullgare mbeti pa trajner pasi Aleksandër Dimitrov dha dorëheqjen pas humbjes së Bullgarisë në shtëpi ndaj Luksemburgut dhe barazimit 0:0 me Estoninë në Plovdiv më 29 shtator.

Për momentin, kombëtarja bullgare drejtohet nga Atanas Ribarski.

 Lexoni më shumë mbi temën:


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova