LAJME

Lajm

Fentanili po zë një pjesë gjithnjë e më të madhe të tregut të drogës në Sofje

Premte, 2 Tetor 2026, 15:08

Fentanili po zë një pjesë gjithnjë e më të madhe të tregut të drogës në Sofje

FOTO: bntnews.bg

Madhësia e shkronjave

Fentanili po e zëvendëson gjithnjë e më dukshëm heroinën në tregun e drogës në kryeqytetin bullgar. Këtë e deklaroi për reporterin tonë Nikollaj Hristov, Nikolla Shopov nga sektori i narkotikëve në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Sofjes.

“Që tani mund të themi se heroina në rrugët e Sofjes ose nuk ofrohet fare, ose është jashtëzakonisht e rrallë, pasi i gjithë tregu është pushtuar nga fentanili”, tha Shopov. Sipas tij, fentanili ka hyrë në kryeqytet katër deri në pesë vjet më parë, por gjatë një ose dy viteve të fundit prania e tij është bërë gjithnjë e më e dukshme.

Po sekuestrohen sasi gjithnjë e më të mëdha të kësaj substance, gjë që sipas Shopovit është shenjë e rritjes së konsumit. Megjithatë, drogat më të përhapura në Sofje mbeten marihuana, amfetamina dhe kokaina.

Shopov shtoi se një dozë e vetme fentanili në kryeqytet kushton rreth 10 euro, ndërsa çmimi i një grami varion nga 70 deri në 100 euro.


Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

 


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva