Lajm
Sarkofagu për car Samuilin tashmë ndodhet në bazilikën “Shën Sofja”
Hekurudhat Shtetërore Bullgare (BDZH) sigurojnë udhëtim falas për pritjen e car Samuilit
Premte 2 Tetor 2026 16:31
Premte, 2 Tetor 2026, 16:31
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Sarkofagu prej mermeri, në të cilin më 3 tetor do të vendosen eshtrat e car Samuilit, mbërriti paraditen në kryeqytet dhe u vendos në bazilikën “Shën Sofja”, njoftoi gazetarja Svetosllava Kuzmanova.
Sarkofagu është punuar në Velingrad (Bullgaria Jugore) dhe ka një gjatësi prej 2,3 metrash. Ai është pothuajse një metër i gjerë dhe 90 centimetra i lartë. Brenda tij do të vendoset një arkivol prej druri me eshtrat e sundimtarit bullgar.
Punimi i sarkofagut është miratuar nga Patriarku Daniill, ndërsa vendimi
për pamjen e tij është marrë nga Mitropolia e Sofjes.
FOTO: BGNES
“Më 3 tetor, të shtunën, në orën 12:30, i ftoj të gjithë bashkatdhetarët në sheshin ‘Aleksandër Batenberg’, përpara Pallatit Mbretëror në Sofje, që së bashku të presim eshtrat mortore dhe të përulemi para kujtimit të sundimtarit të madh bullgar, car Samuilit. Më pas, në një procesion solemn, do ta përcjellim deri te kisha ‘Shën Sofia’ në udhëtimin e tij të fundit”, deklaroi më 29 shtator kryeministri Rumen Radev.
- Sofja dhe Athina ranë dakord për kthimin e ndërsjellë të relikteve historike
- Greqia do t’ia kthejë Bullgarisë eshtrat e mbretit Samuill
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva