Lajm
Bullgaria në pritje të kthimit historik të eshtrave të carit Samuill
Shtunë 3 Tetor 2026 04:50
Shtunë, 3 Tetor 2026, 04:50
FOTO: BNT
Madhësia e shkronjave
Më shumë se një mijë vjet pas vdekjes së tij, cari Samuill (997-1014) po kthehet në atdhe, në Bullgari, lirisë dhe pavarësisë së së cilës ai ia kushtoi jetën. Eshtrat e njërit prej sundimtarëve më të shquar mesjetarë të Bullgarisë do t’i dorëzohen sot shtetit bullgar gjatë një ceremonie zyrtare në Muzeun e Kulturës Bizantine në Selanik, në prani të kryeministrit Rumen Radev dhe kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis, njofton shërbimi për shtyp i qeverisë.
Më vonë, Bullgaria do t’i presë eshtrat e carit të saj me një ceremoni shtetërore në sheshin “Knjaz Aleksandër I” në Sofje.
Pas hyrjes në hapësirën ajrore bullgare, avioni ushtarak transportues “Spartan”, që transporton eshtrat e carit Samuill do të shoqërohet nga dy çifte avionësh luftarakë MiG-29 dhe F-16. Formacioni do të fluturojë mbi sheshin “Knjaz Aleksandër I” rreth orës 12:30. Avionët luftarakë do të kryejnë një fluturim të dytë mbi shesh pas uljes së avionit transportues “Spartan”.
Nga aeroporti “Vasill Levski” në Sofje deri në sheshin “Knjaz Aleksandër I”, eshtrat e carit Samuill do të transportohen nga Ushtria Bullgare.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva