LAJME

Lajm

RMV kërkon dialog me Bullgarinë për rrugën drejt BE-së

Premte, 2 Tetor 2026, 18:24

RMV kërkon dialog me Bullgarinë për rrugën drejt BE-së

FOTO: AP/BTA

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka marrë një këshillë nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që gjatë takimit të ardhshëm më 7 dhe 8 tetor në Sofje për Korridorin Hekurudhor nr. 8, ku do të marrë pjesë edhe ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, të kërkojë një takim me ministren e jashtme bullgare, Velisllava Petrova, në përpjekje për të “rikthyer rrugën e vendit drejt negociatave me BE-në”.

Sipas Mickoskit, menjëherë në Sofje është dërguar një notë zyrtare me kërkesë për një takim dypalësh, njofton BTA.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp të Mickoskit dhe Ursula von der Leyenit, e cila ndodhet për vizitë në Shkup në kuadër të turneut të saj ballkanik, kryeministri i Maqedonisë së Veriut deklaroi se i ka kërkuar kryetares së Komisionit Evropian ndërmjetësimin e BE-së në bisedimet me Bullgarinë.

Sipas Von der Leyenit, një takim i mundshëm mes Mucunskit dhe Petrovës në Sofje do të ishte “hapi i parë drejt përpjekjes për të rifilluar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”.


Lexoni më tepër në arkivin tonë:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva