Eshtrat e carit Samuill u vendosën në një sarkofag mermeri në Sofje

Shtunë, 3 Tetor 2026, 16:08

Eshtrat e carit Samuill u vendosën në një sarkofag mermeri në Sofje

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në bazilikën „Shën Sofia“ në kryeqytetin bullgar, në një ceremoni solemne, eshtrat e carit bullgar Samuill, të dorëzuara nga Greqia, u vendosën në një sarkofag. Shërbesa mortore u drejtua nga patriku Daniill.

„Me nderim të thellë dhe respekt si bij të këtij vendi, presim sarkofagun me mbetjet mortore të njërit prej sundimtarëve më të denjë dhe më të mëdhenj të popullit bullgar – carit Samuill“, tha gjatë shërbesës patriku bullgar dhe mitropolit i Sofjes, Daniill. Në fund të fjalës së tij, ai u lut për kujtim të përjetshëm dhe të bekuar të carit bullgar.

Sarkofaku prej mermerit të bardhë

Sarkofaku prej mermerit të bardhë

FOTO: BTA

Sarkofagu, i cili peshon rreth dy tonë e gjysmë, është prej mermeri të bardhë të nxjerrë në zonën e Prilepit, në Maqedoninë e Veriut – troje që në fund të shekullit X dhe në fillim të shekullit XI ishin pjesë e shtetit të carit Samuill. Ai u punua në një ndërmarrje për përpunimin e gurit në Velingrad, me bekimin e patrikut bullgar Daniill. Sarkofagu është vendosur në pjesën jugore të anijatës së tërthortë të kishës, pranë altarit.

Monumenti i Mbretit Samuill në qendër të Sofjes

Monumenti i Mbretit Samuill në qendër të Sofjes

FOTO: BTA

Në zonën e kishës „Shën Sofia“ ndodhen edhe dëshmi të tjera përkujtimore të epokës së Samuilit. Përpara bazilikës ndodhet monumenti i carit Samuill, vepër e skulptorit Aleksandër Haj­tov, i inauguruar në vitin 2015. Përballë tij ndodhet kompozimi skulpturor „Luftëtarët e verbuar të Samuilit“, realizuar nga Ljubomir Dallçevit në vitet ’70 të shekullit XX.


Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bulgarisë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova