Lajm
“Mjara” me sondazh për zgjedhjet: Jotova - Vëllçev 46,9%, Gjurov - Kandev 25,3%
Hënë 5 Tetor 2026 16:27
Hënë, 5 Tetor 2026, 16:27
FOTO: myara.bg
Madhësia e shkronjave
Nëse zgjedhjet presidenciale do të mbaheshin në fillim të tetorit, për Ilijana Jotovën dhe Kirill Vëllçevin do të votonin 46,9% e të anketuarve, për Andrej Gjurovin dhe Georgi Kandevin 25,3%, për Kostadin Kostadinovin dhe Petër Vollginin 8,8%, për Ivelin Mihajllovin dhe Juliana Mateevën 4,2%, për Ivan Hristanovin dhe Stojanka Çerkezovën 2,7%, ndërsa për Radostin Vasilevin dhe Krasimir Manovin 2,2%.
Kandidatët e tjerë regjistrojnë rezultate pranë ose nën 1%. Ndërkaq, 2,3% e të anketuarve do të zgjidhnin alternativën “Nuk mbështes askënd”, tregojnë të dhënat e agjencisë sociologjike “Mjara”.
Sipas deklarimeve të respondentëve, pjesëmarrja e pritshme në zgjedhje është 35,4%.
Të dhënat janë nga një studim i pavarur i agjencisë “Mjara”, i realizuar përmes intervistave të drejtpërdrejta dhe anketave online në periudhën 26 shtator – 4 tetor, me 1000 qytetarë bullgarë madhorë. Gabimi maksimal statistikor është ±3,1% për peshë prej 50%. Një për qind e të gjithë kampionit të studimit (dhe jo vetëm e votuesve) korrespondon me afërsisht 53 000 persona.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva