Lajm
Mbi gjysma e bullgarëve nuk kanë rezervë financiare për shpenzime emergjente
Hënë 5 Tetor 2026 18:24
Hënë, 5 Tetor 2026, 18:24
FOTO: Pexels
Madhësia e shkronjave
58% e bullgarëve nuk kanë fare para të kursyera për situata të papritura, ndërsa vetëm 1 në 10 bashkëqytetarë do të mund të përballonte më shumë se gjashtë muaj pa të ardhura. Këtë e tregojnë rezultatet e studimit të tretë kombëtar përfaqësues, i realizuar me iniciativën e përbashkët të Finance Academy dhe UBB Asset Management, nga agjencia sociologjike Trend.
67% e të anketuarve deklarojnë se nuk kursejnë, ndërsa 91% nuk investojnë.
Studimi tregon gjithashtu se pothuajse gjysma e bullgarëve (49%) e vlerësojnë standardin e tyre të jetesës si mesatar. Pesha e atyre që japin këtë përgjigje është më e lartë te personat nën moshën 60 vjeç.
Pritshmëritë për përmirësimin e standardit të jetesës lidhen në një masë dukshëm më të madhe me mundësinë për të gjeneruar të ardhura shtesë sesa me kursimin ose investimin e mjeteve financiare në dispozicion.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva