Lajm
Shkolla e së dielës “Hristo Botev” në Tiranë hapi dyert për fëmijët bullgarë
Enjte 8 Tetor 2026 13:43
Enjte, 8 Tetor 2026, 13:43
FOTO: Facebook /Посолство на Р България в Тирана
Madhësia e shkronjave
Në shkollën bullgare të së dielës “Hristo Botev” në Tiranë u hap viti i ri shkollor, njoftoi në faqen e saj në Facebook Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri.
“Me buzëqeshje dhe shumë entuziazëm e nisëm vitin shkollor 2026/2027 në Shkollën Bullgare të së Dielës ‘Hristo Botev’ në Tiranë”, shkruan misioni diplomatik.
Nga
ambasada shtojnë se, që nga themelimi i saj në vitin 2015, kjo shkollë ka qenë
një pjesë e rëndësishme e jetës së komunitetit bullgar në Shqipëri, duke
shërbyer si vend për dije, takime, miqësi dhe ruajtjen e lidhjeve me
Bullgarinë.
FOTO: Facebook /Посолство на Р България в Тирана
Për të dytin vit radhazi, shkolla funksionon pranë Ambasadës së Bullgarisë në Tiranë, gjë që, sipas diplomatëve, përbën një vazhdimësi natyrore të angazhimit të tyre ndaj fëmijëve të komunitetit bullgar.
“Falënderojmë
mësueset Albana Mata dhe Miranda Bello për përkushtimin dhe mbështetjen, si
edhe prindërit për angazhimin dhe besimin e tyre! Ndërsa nxënësve tanë u urojmë
kureshtje, frymëzim, njohuri të reja dhe shumë miqësi! Udhë të mbarë në vitin
shkollor 2026/2027!”, thuhet më tej në mesazhin e Ambasadës së Bullgarisë.
FOTO: Facebook /Посолство на Р България в Тирана
Lexoni më tepër për bullgarët në Shqipëri:
- Vërniku – histori dhe tradita të paharruara
- Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative
- Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri
- U hap shkolla e parë bullgare e së dielës në Trebisht
- Për Gollobordën dhe njerëzit e saj
- Milena Selimi: Bullgarët në Shqipëri kanë nevojë për mësues dhe për vëmendje
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva