Hënë 12 Tetor 2026 17:33
Hënë, 12 Tetor 2026, 17:33
Ina Sotirova
FOTO: imdb.com
Madhësia e shkronjave
Bashkëkombësja jonë dhe regjisorja e talentuar Ina Sotirova u nderua me çmimin për regjisoren në ngritje më të mirë (Best Emerging Filmmaker). Kjo ndodhi më 10 tetor gjatë një ceremonie të veçantë në qytetin amerikan Wilmington, ku u shpallën fituesit e edicionit të parë të “Çmimeve të Filmit të Karaibeve” (“Caribbean Film Awards”).
Filmi i shkurtër “Mangoja me erë të keqe” (“Stinky Mango”) i Ina Sotirovës mori tri nominime: për filmin e shkurtër më të mirë, për aktorin më të mirë për Sheldon Shepherd dhe për Çmimin e Trashëgimisë Kulturore Karaibiane. Vetë regjisorja u nominua gjithashtu në kategorinë “Regjisorja në ngritje më e mirë”, çmim që iu akordua gjatë forumit, i cili synon ta bëjë kinemanë dhe kulturën e rajonit të Karaibeve më të dukshme dhe më të njohura në botë.
Disa orë para ceremonisë, Ina dha një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë, në të cilën foli për emocionin e të qenit ndër të nominuarit, si edhe për filmin e saj më të fundit, “Motrat dhe stuhia”, me të cilin kishte punuar deri vonë. Edhe ky film ishte nominuar në kategorinë për dokumentarin më të mirë.
Më shumë rreth temës mund
të gjeni në publikimin e Radio Bullgarisë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva